Eksploroni kampet më të mira digjitale dhe të programimit!

A është fëmija juaj gati për një aventurë të re dhe për të mësuar diçka të mrekullueshme? Zgjidh një nga 30+ temat kreative digjitale ose të programimit të cilat nuk mësohen në shkollë!

Në kampet e Logiscool fëmijët e moshës 6 -15 vjeç eksplorojnë sferat emocionuese të AI, programimit, dizajnit të lojërave, ilustrimeve digjitale dhe produksionit të videove, duke krijuar miqësi dhe duke u angazhuar në aktivitete në natyrë. Kampet tona 5 ditore përfshirë shujtat ndërthurin krijimtarinë digjitale me kënaqësinë në natyrë. Zgjidhni kombinimin më të përsosur mes mësimit, lojës, komunitetit dhe argëtimit dhe shikoni se si fëmija juaj nisë një udhëtim të paharrueshëm zbulimi dhe argëtimi!

Eksploroni kampet tona digjitale dhe të programimit!

Çmimet e kampit digjital dhe të programimit

Pako e kampit tërë ditor
135 Euro
8:30 - 16:30 / 5 ditë (E hënë - e premte)
max. 12 pjesëmarrës në grup
mëngjesi, dreka, pijet dhe fruta
2x90 min edukim-argëtim digjital çdo ditë
trajnerë dhe animator entuziast
lojëra dhe aktivitete sportive në natyrë
Në çmim përfshihen: Programi tematik 5 ditor i Logiscool, lojëra dhe aktivitete të ndryshme në natyrë, aktivitete sportive, mëngjesi dhe dreka, frutat dhe pijet.
Kampi gjysmëditor
95 Euro
8:30 -12:30 Gjysmë dite / 5 ditë në javë (E hënë - E shtunë)
Max. 12 pjesëmarrës
mëngjesi, pijet & frutat
2x90 min.
trajnerë dhe animator të rinj dhe entuziast
-
Në çmim përfshihen: Programi tematik 5 ditor i Logiscool, aktivitete në shkollë, mëngjesi, frutat dhe pijet.

Gjeni programin më të mirë për fëmijën tuaj

Ne jemi të lumtur të ju udhëzojmë lidhur me çdo pyetje që mund të keni për kampet dhe workshopet tona, në mënyrë që ju të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:
Rivendosni të gjithë filtrat
Po ngarkohet...
Prishtina
Kampet
Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:

Informacione të hollësishme

Çmimet, zbritjet dhe pagesa

ÇMIMET:

Çmimi i kampit tërë ditor: 135.00 Euro

Çmimi i kampit gjysmëditor: 95.00 Euro

Çmimi i kampit të kombinuar dy javor: 250.00 Euro

ZBRITJET:

Regjistrimet e hershme: 10% nëse regjistroheni para datës 5 qershor 2024

Zbritja për dy fëmijë të familjes: 10% nëse dy fëmijë aplikojnë së bashku

Zbritja maksimale totale: 10%

PAGESA: Aplikimi do të jetë i vlefshëm me pagesën e një paradhënie prej 50.00 EURO. Pas marrjes së aplikacionit, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit të dhënë gjatë regjistrimit, me informacionin e kërkuar për të paguar depozitën. Kur bëni një transfer, ju lutemi shkruani emrin e fëmijës, emrin e shkurt të kampit dhe datën e fillimit në kutinë e njoftimit në mënyrë që transferimi juaj të mund të identifikohet. Pas marrjes së shumës, Logiscool Prishtina do të lëshojë një faturë elektronike për paradhënien, e cila nuk kërkon shlyerje financiare. Ne do të lëshojmë një faturë përfundimtare për shumën e mbetur jo përpara datës së fillimit të kampit. Në kamp mund të marrin pjesë vetëm fëmijët, tarifa e pjesëmarrjes së të cilëve paguhet jo më vonë se afati i paraqitur në faturë.

Nëse nuk jemi në gjendje të mbajmë kampin e përzgjedhur, do t'ju ofrojmë mundësinë të zgjidhni një datë ose lloj kampi tjetër, ose të rikuperoni depozitën që keni paguar.

Detaje teknike

Kampet tona do të mbahen gjatë periudhës 1 korrik deri më 16 gusht. Ne i presim fëmijët e moshës 6-15 në kampet tona javore 5 ditore! Ardhja e fëmijëve është e mundur nga ora 8:30 deri në 16:30.

Mëngjesi, dreka, frutat dhe uji ofrohet nga shkolla.

Ju lutem që gjatë regjistrimit të theksoni nëse fëmiu juaj ka ndonjë alergji.

Llojet e kampit

Kampi tërë ditor: Nxënësit marrin pjesë në programin tonë specifik të kampit në gjysmën e ditës, ndërsa ne u ofrojmë një program të kohës së lirë në gjysmën e dytë të ditës. Ne përdorim disa lokacione: hapësirat e Logiscool dhe lokacione tjera në natyrë. Sesioni profesional dhe programi i kohës së lirë mund të jetë në mëngjes ose pasdite, orari i saktë mund të gjendet në përshkrimin e kampit të zgjedhur.

Programet e kohës së lirë: Përveç programeve tematike, një sërë aktivitetesh të kohës së lirë i presin fëmijët: shumë lojëra, tenis, frisbi, pingpong, futboll, basketboll, lojëra kreative, dhe mbi të gjitha atmosferë shumë të këndshme! Animatorët tanë të trajnuar dhe drejtuesit e kampeve pedagogjike sigurojnë sigurinë e tyre! Qëllimi ynë është t'i prezantojmë fëmijët e kampit me programe të ndryshme përveç programeve profesionale dhe kodimit. Përveç stërvitjes së trurit të tyre, ne sigurohemi që ushtrimet, sportet dhe puna ekipore të jenë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të tyre të përditshme. Programi i kohës së lirë është një gjysmë dite, i mbajtur para ose pas programit tematik (d.m.th., mëngjes ose pasdite). Orari i saktë mund të gjindet në përshkrim të secilit kamp.

Kampi gjysmëditor: Në kampin tonë gjysmëditor fëmijët marrin pjesë në kampin tematik profesional, i cili filllon nga ora 8:30 - 12:30. Orarin e saktë mund ta gjeni pasiqë ta përzgjedhni kampin.

Informata shtesë

INFORMACION RRETH KAMPIT MINECRAFT:

Aktivitetet kërkojnë një licencë MINECRAFT, Java edition për PC. Egzistojnë 2 opsione:

Ju mund të përdorni licencën tuaj; ju lutemi vini re se licencat për WINDOWS 10 / Android / XBOX / PS4 NUK janë të VLEFSHME për kampet tona. Mund ta blini përmes linkut në vijim: https://www.minecraft.net/es-es/store/minecraft-java-bedrock-edition-pc. (Çmimi: 29.99 €, pa limit).

Ju mund të përdorni një nga licencat tona, pa kosto shtesë. Megjithatë, fëmija juaj nuk do të ketë qasje në llogari nga shtëpia.

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në kampet e reklamuara!

Komentet për ne

Gati për t'u bashkuar përvojës së Logiscool?

Aplikoni në Sfidën tonë të Kampit Falas dhe fitoni një kamp Logiscool!

Gjeni kampin tuaj ideal!

Sfida e kampit është një ngjarje emocionuese e komunitetit, e cila u ofron fëmijëve mundësinë për të eksploruar tema të ndryshme digjitale, duke përfshirë Minecraft, ilustrim digjital, dhe robotikë. Është mundësia e përsosur për fëmijët të zbulojnë se cili kamp i përshtatet më së miri interesave të tyre. Bashkohuni me ne për një orë zbavitëse eksplorimi dhe mësimi!

Motivoni të ardhmen e FËMIJËS SUAJ ME NE

tre djem me bluza blu përpara një laptopi
Portali ndërkombëtar i komunitetit edukues për fëmijë

Duke i'u bashkuar Logiscool, fëmijët kanë çasje falas dhe të vazhdueshme në portalin tonë unik të komunitetit të edukimit. Këtu, ata mund të zgjerojnë njohuritë e tyre në mënyra të ndryshme edhe ndërmjet klasave në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata mund të gjejnë frymëzim në projektet e bashkëmoshatarëve të tyre, të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të zhvillohen më tej ndërsa luajnë me "mini-quests" tona argëtuese, lojërat "high score", sfidat dhe kuizet rreth temave aktuale të nxehta të botës digjitale.

ikona të bardha përpara sfondit blu
Të bëhesh një krijues aktiv është kënaqësi!

Ne jemi të përkushtuar t'u mësojmë fëmijëve kënaqësinë e edukimit digjital me mësime plotësisht të bazuara në lojë që janë plot argëtim. Platformat tona janë tërheqëse dhe inovative, kështu që ne mund të ofrojmë një mjedis frymëzues si online ashtu edhe fizikisht.

• Klasa online deri në 8 studentë
• Mësime në klasë deri në 12 studentë
• Mësim privat sipas ritmit të fëmijës suaj
• Trajner të rinj dhe entuziastë
• Pas shkollës ose të shtunave
• Të gjitha pajisjet e ofruara

Për më shumë informata na kontaktoni!

Emri juaj i plotë
*
Adresa e emailit
*
Numri i telefonit
Klasa shkollore e fëmijës suaj
Mesazhi juaj për ne

Dëshironi të qëndroni të përditësuar mbi lajmet dhe programet tona?

Abonohu në buletinin tonë të prindërve dhe njihu me postimet tona më të fundit në blog.



Ose na ndiqni në rrjetet sociale